Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Se sa të përnjëmendta i ka kryeministri Kurti dhe qeveria e tij deklaratat “Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës”, e ka treguar Banjska

Se sa të përnjëmendta i ka kryeministri Kurti dhe qeveria e tij deklaratat “Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës”, e ka treguar Banjska

 

Shkruan: Besa Ismaili

Për Banjskën, kryeministri Kurti ka mësuar në atë moment kur kanë kuptuar gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra, as edhe një minut më përpara. Madje, derisa ai dhe oborrtarët e tij po kthjelloheshin nga gjumi atë mëngjes, përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, veçmë dhe njëzëri kishin dalur me deklarata dënuese.

Se këndejmi, për të shkurtuar tregim unë, dhe kryeministri Kurti i ka të qarta këto gjëra por po bën lojën e tij të zakonshme llafe-llafe, jo vetëm që u parandalua banjskëzimi i Kosovës, por u këputë në rrënjë wagnerizimi i veriut. Kaq. Tani për tani.

Por më lejoni të ua përkujtojë disa nga një sërë arsyesh pse lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është jetike për Kosovën:

1. Partneriteti strategjik: Kosova ka zhvilluar një partneritet të ngushtë strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë vendimtar në mbështetjen e sovranitetit, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

2. Zhvillimi ekonomik: SHBA-të janë një nga partnerët dhe investitorët kryesorë tregtarë të Kosovës, duke ofruar mbështetje jetike për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës.

3. Bashkëpunimi për sigurinë: SHBA-të kanë luajtur rol kyç në mbështetjen e sektorit të sigurisë së Kosovës, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe ato të zbatimit të ligjit. Ky bashkëpunim është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

4. Mbështetja politike: SHBA-ja ka qenë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës dhe secilës përpjekje shtetndërtuese, duke ofruar mbështetje thelbësore politike në skenën ndërkombëtare.

5. Vlerat e përbashkëta: Kosova dhe SHBA ndajnë vlera të përbashkëta si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Këto vlera të përbashkëta përbëjnë bazën për një lidhje të fortë midis dy vendeve.

Në përgjithësi, lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është thelbësore për zhvillimin dhe stabilitetin e vazhdueshëm të Kosovës, si dhe për promovimin e interesave dhe vlerave të përbashkëta në rajon dhe më gjerë.

Kosova nuk ka asgjë që i duhet për të shtrirë ushtruar sovranitet të plotë, për t’u integruar dhe zhvilluar, e që s’mund t’a bëj këtë në partneritet me aleatë. E lëre më hapjen e urës. Vetëm do lidership dhe sinqeritet kjo gjë.

Albin Kurti nuk i ka asnjërën, as lidershipin dhe as sinqeritetin. Fatkeqësisht për ne dhe Kosovën!

Themes by WordPress