Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Së paku 76 të vrarë në protestat antiqeveritare në Bangladesh

Së paku 76 të vrarë në protestat antiqeveritare në Bangladesh

Të paktën 76 persona janë vrarë në Bangladesh mes përleshjeve të përkeqësuara mes policisë dhe protestuesve antiqeveritar.

Trazirat vijnë pasi drejtuesit e studentëve kanë shpallur një fushatë të mosbindjes civile për të kërkuar që kryeministri Sheikh Hasina të japë dorëheqjen.

Trembëdhjetë policë u vranë kur mijëra njerëz sulmuan një stacion policor në qarkun e Sirajganj, u tha nga policia, transmeton Telegrafi.

Protesta e studentëve nisi me kërkesën për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil muajin e kaluar, por tashmë është kthyer në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.

Si policia ashtu edhe disa mbështetës të partisë qeverisëse u panë duke qëlluar me municion të vërtetë mbi protestuesit antiqeveritar. Policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Numri total i të vdekurve që nga fillimi i lëvizjes së protestës në korrik tani është mbi 270.

Powered by WordPress