Rrugëtimi i Zvicrës në Euro 2024 përfundoi në mënyrë mjaft dramatike. Helvetët u mposhtën vetëm pas penalltive nga Anglia në fazën çerekfinale, por paraqitjet e tyre në Gjermani kanë lënë mbresa pozitive.
Në fund të ndeshjes, trajneri Murat Yakin u shpreh i zhgënjyer për eliminimin.
“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran.Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”.
Murat Yakin shtoi se loja e mirë nuk mjaftoi ndaj “Tre Liuanëve” të Southgate, ndërsa penalltitë janë fat sipas tij.
“Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete.
Në këtë Europian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart“.