Pas thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck dhe anulimit të turneut, mund të themi me bindje të plotë se Jennifer Lopez-i nuk po kalon një periudhë të mirë.
Si të mos mjaftonin këto, së fundmi, janë shtuar zëra se ajo nuk është “shefe” e mirë.
“Mos e shikoni zonjën Lopez në sy!” – ishte rregulli i rreptë dhe i çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin e saj.
Ish-punonjësit e saj pohuan se këngëtarja kishte vënë rregull që asnjë nga stafi i saj ta shihte në sy apo të bënte kontakt me sy me të.
“Një shoqja jonë ka punuar për ndriçimin e një prej koncerteve të saj. Të gjithë punëtorët ishin udhëzuar rreptësisht: ‘Mos e shikoni zonjën Lopez. Ju nuk duhet të bëni kontakt me sy me të!’.”
Gjithashtu, ky raportim u përforcua nga histori të tjera, ku thuhej se as shoferët nuk lejoheshin ta shihnin në sy. Madje, as nga pasqyrat e makinës.
Këto raportime erdhën disa ditë pasi gazetarja Meghan McCain e quajti J.Lo “të pakëndshme”, pasi u takua me të në një intervistë në vitin 2019.
“Ndihem keq, sepse ndiej se Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, por duhet të zbresë pak me këmbë në tokë. Ajo ka ndjekësit më të mëdhenj krahasuar me personazhet e tjerë të famshëm që kam parë”, tha ajo.