Mark Schwarzer i ka kërkuar ish-klubit të tij, Cheleat që ta mbajë në skuadër Mason Mount këtë verë, me Liverpoolin, Manchester United dhe Bayern Munichun të interesuara në shërbimet e yllit anglez.
E ardhmja e Mount te Chelsea është vënë në pikëpyetje këtë vit, pas negociatave të gjata të kontratës mes klubit dhe lojtarit që duket se nuk janë më afër zgjidhjes.
Tani, Schwarzer, ish-portier te Chelsea, insiston se “Blutë” duhet të gjejnë një zgjidhje që ta mbajnë në skuadër yllin anglez.
“Ai është pothuajse një lojtar që nuk duhet të shitet. Ai është një lojtar që ju nuk do ta shisnit. Ai është një fëmijë i Chelseat për një kohë të gjatë. Ai ka qenë në këtë klub tërë jetën e tij. Kjo është diçka që tifozët vdesin për të. Tifozët e duan këtë gjë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Unë sigurisht nuk do ta shisja atë pasi që ai është një lojtar tejet fenomenal”, tha Schwarzer.
“Sportsmail” zbuloi në muajin nëntor se Mount refuzoi një marrëveshje prej 200,000£ (227,000 euro) në javë në “Stamford Bridge”.
Reprezentuesi anglez thuhet se po kërkon një pagë të ngjashme me pagën prej 300,000 £ (340,000 euro) në javë që e ka bashkëlojtari i tij, Raheem Sterling. /TV Arbëria