Ministria e Arsimit thotë se gjatë javës së ardhshme do të hapet mundësia për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.
Procesi i paraparë për muajin qershor pritet të nisë në muajin gusht.
“Grupi punues tashmë ka finalizuar Draft-manualin për licencimin e mësimdhënësve dhe në veçanti për licencën e avancuar. Këtë javë do të hapet faqja me të gjitha të dhënat për aplikim. Aplikimi do të bëhet në platformën e-Kosova. E gjithë kjo në funksion të një sistemi të qëndrueshëm të licencimit për mësimdhënësit”, ka thënë MASHT-i ”Nga SBASHK-u po thonë se në këtë pikë pajtohen me ministrinë e Arsimit , por nënvizojnë se nuk do të lejojnë ketë testim të përgjithshëm të mësimdhënësve.
Në një prononcim dhënë për GazetaBlic kryetari i SBASHK ka treguar për licensën e punës dhe licensën e avancuar për mësimdhënësit e cila është paraparë të ndodhë në muajin gusht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Ne vazhdimisht kemi qenë kundër kur janë hapur idetë, që mësimdhënësit e Kosovës të testohen për njohuritë e tyre përmes ndonjë testimi të ashtuqujtur dhe pas reagimeve tona Mashti është pajtuar, dmth të punësuarit në sektorin e arsimit që duan të mbeten me licensën që e kanë të punës, as nuk janë testuar dhe as nuk do të testohen për njohuritë e tyre, sepse ato njohuri ata e kanë dëshmuar në universitet”, tha ai.
Sa i përket kalimit nga procesit të licensimit në proces të avancuar për mësimdhënësit, Jasharaj potencon se ky proces është vullnetarë çdo mësimdhënës do të sfidohen me vendosjen e vet.
“Mirëpo Mashti ka përgaditje të një udhëzimi dhe ka hapur rrugën për gradim të mësimdhënësëve të Kosovës dhe ky proces është vullnetar, dmth punëtorët e sektorit të arsimit të Kosovës që e shohin vetën të përgaditur për të kaluar nga licensa e punës në licensën e avancuar, duhet të sfidohen me kritere të cilat i ka paraparë Mashti për të kaluar nga licensa e punës në licensë tjetër që është licensa e avancuar dhe që sjell edhe një lëvizje në pagë dhe ky angazhim është vullnetarë dhe secili nga anëtarët e arsimit do të vendosë vetë se a do të sfidohet me këto kritere”, tregoi kryetari i Sbashkut.
Sa i përkes testimit të mësimdhënësve eksperti i arsimit Rinor Qehaja në një prononcim dhënë për GazetaBlic, thekson se Mashti duhet të krijon mekanizma të qëndrueshëm për vlerësim në lidhje me menaxhimin e performancës të mësimdhënësve.
“Testimi i mësimdhënësve nuk është prezantuar asnjëherë nga askush, dhe, mbi të gjitha nuk ka bazë ligjore, neve, kemi një legjilacion që e mirë’ përcakon vleresimin e perfomancës së mësimdhnseve, që është i shpërndarë në vlerësim: (1) të portofolios; (2) vet-vlerësim nga mësimdhnesi; (3) vleresim nga drejtori i shkollës; dhe (4) vleresim nga inspektorët”, potencon ai.
“Mësimdhënia është shumë më komplekse që të mund të vlerësohet me një instrument të vetëm. Është me rëndësi që MASHTI, të krijoj mekanizma të qëndrueshëm të vlerësimit dhe menaxhimit të perfomancës që nxisin për përkrahje dhe jo ndëshkim. Cilësia më e rritur në mësidhnënie është përgjegjësi e të gjithëve karshi nxënësve”, përfundoi eksperti i arsimit Rinor Qehaja për GazetaBlic.