Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > SBASHK dorëzoi kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

SBASHK dorëzoi kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë te Departamenti i përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

“Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën duke pamundësuar diskutimin për Ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë e me theks të veçantë duke e lënë Kosovën pa Marrëveshjen Kolektive si e drejtë që buron nga Ligji i punës dhe kështu Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë Marrëveshje të nënshkruar”, thuhet në komunikatë.