Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Sara tregon çka i bëri përshtypje nga vendlindja e Drilonit

Sara tregon çka i bëri përshtypje nga vendlindja e Drilonit

Sara Kolami gjatë qëndrimi të saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ krijoj një raport tejet të ngushtë me Drilonin.

Andaj mesa duket dyshja këtë po e vazhdojnë edhe jashtë këtij reality show, pasi në një intervistë Sara tregoi se ka vizituar vendlindjen e Drilonit.

Në emisionin ‘SOL’ në Klan Kosova, Kolami ka theksuar se po i shijojnë ditët jashtë shtëpisë dhe po e njohin njëri-tjetrin.

Në pyetjen se çka të bëri përshtypje në Komoran, ajo është përgjigjur se “Komorani i ka njerëzit shumë të mirë, më la përshtypje shumë dhe tash unë jam më shumë në Kosovë”.