Sanije Rexha ka reaguar publikisht lidhur me vrasjen e ish-komandantit të Brigadës 112 të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga më të dhimbshmet në historinë kombëtare.
Sipas saj, në kulmin e luftimeve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër forcave serbe, më 8 tetor 1998, Rexha u vra në një pritë, për të cilën ajo hedh akuza ndaj Gani Geci, duke e cilësuar si përgjegjës për organizimin e saj.
Rexha thekson se rasti i vrasjes së “Sandokanit” mbetet një nga ngjarjet më tronditëse dhe më të dhimbshme për familjen dhe për historinë e luftës çlirimtare. Ajo kërkon që institucionet të mos u japin hapësirë apo legjitimitet personave të përfshirë në krime, por të angazhohen për zbardhjen e plotë të së vërtetës.
“Institucionet duhet t’i kundërshtojnë dhe t’i demaskojnë me fakte të gjithë ata që kanë kryer vepra të tilla. Vetëm kështu ruhet shteti dhe integriteti i së vërtetës,” thuhet në reagim.
Ajo shton se historia duhet të trajtohet me ndershmëri, përgjegjësi dhe respekt për faktet, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për shtrembërim të së vërtetës përbën rrezik për kujtesën kolektive dhe për drejtësinë.
Në fund të reagimit, Sanije Rexha nderon figurën e komandantit të rënë: “Lavdi në shekuj ‘Sandokanit’, syshqiponjë i UÇK-së.”