Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Samiti “pa përfitime” për Kosovën dhe Serbinë

Samiti “pa përfitime” për Kosovën dhe Serbinë

Sipas njoftimit zyrtar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se ndodhet në një agjendë tjetër zyrtare jashtë vendit. Mirëpo edhe po të ishte prezent në këtë rast roli i tij dhe i presidentit serb Aleknsadër Vuçiq do të ishte vetëm formal, në dallim nga liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Plani i miratuar nga Komisioni Evropian synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Siç dihet, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina,  kanë marrëdhënie tregtare me BE-në, mirëpo me anë të këtij kësaj kornize të re te investimeve synohet që ato të behën sa më konkurruese me shtet e Unionit.  Gjatë vizitës në Tiranë në tetor të vitit të kaluar me rastin e Samitit të Berlinit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kishte shpalosur disa nga qëllimet themelore të këtij projekti të ri.

Por, pa kaluar shumë kohë nga entuziazmi fillestar, u kuptua se Kosova dhe Serbia në dallim nga kriteret  e përbashkëta me vendet tjera, sikur se reformat fundamentale dhe sundimi i ligjit, nuk do të mund të përfitonin nga kjo asistencë financiare, e cila kap shumën prej 6 miliardë eurosh, ku 2 miliardë do të shkonin si mbështetje pa kthim, kurse 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale, nëse nuk demonstrojnë progres në procesin e dialogut me theks të veçantë zbatimin e Marrëveshjes bazë të Brukselit dhe  planin e zbatimit të Ohrit.

Ndërkohë, që kur dy vendet janë pajtuar për këtë marrëveshje shteti i Kosovës i janë vendosur masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian dhe është qortuar si nga Brukseli ashtu edhe Uashingtoni për veprimet e tij në terren. Ky acarim i raporteve si me Brukselin ashtu edhe Ushgintonin është shtuar veçanërisht dukshëm kohën e fundit për shkak të rregullores së BQK-së për ndalimin e dinarit në komunat e banuara nga komuniteti shumicë serb.

Se qasja në këto fonde nuk do të jetë e lehtë u dëshmua edhe nga kërkesat e Parlamentit Evropian, ku mes tjerash kërkohej që përdorimi i tyre të lidhej me harmonizimin e politikës jashtme të rajonit me atë të BE-së. Me këtë rast kuptohet që fjala ishte për Serbinë e cila është njëri nga vendet e vetme në rajon që nuk i ka vënë sanksione Moskës, pas agresionit ushtarak mbi shtetin e Ukrainës.

Ndërkaq, në anën tjetër në takimin e fundit që ishte mbajtur mbi të njëjtën temë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brein kishte deklaruar se “liderët e Ballkanit se nuk do të kenë mundësi për të penguar rrugëtimin e njëri-tjetrit, sepse nuk duhet të ekzistojnë çështje të pazgjidhura, dhe se kushdo që tenton të pengojë diçka do të përballet me ndëshkime, Nëse një shtet dëshiron të presë, të vëzhgojë, atëherë qytetarët e atij shteti do të vendosin nëse këta liderë politikë janë të duhurit”. E, kohë më parë ky zyrtar i lartë i administratës amerikane kishte deklaruare se Kosova nuk është duke i trajtuar si pantere Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 /TV Arbëria

 

Powered by WordPress