Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sami Lushtaku: Kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit

Sami Lushtaku: Kam dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit

Sami Lushtaku ka njoftuar se përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurti, pas deklaratave që ai i ka cilësuar si të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.

Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka theksuar se nuk do të lejojë që, sipas tij, emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për propagandë politike dhe manipulim publik.

“Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se ky veprim është një përgjigje ndaj asaj që e ka quajtur tentativë për linçim politik, duke paralajmëruar se kushdo që shpif apo manipulon me të pavërteta, sipas tij, do të përballet me përgjegjësi ligjore.

Lushtaku ka theksuar se çështja tashmë do të trajtohet përmes procedurave ligjore dhe institucioneve përkatëse.