Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për mbështetjen e dhënë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, pas rezultatit të lartë të arritur në këtë komunë.
Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka theksuar se me 80% të votave për PDK-në, qytetarët e Skenderajt kanë dëshmuar edhe një herë besimin e tyre të palëkundur ndaj kësaj force politike.
“Me 80% të votave për PDK-në, qytetarët e Skenderajt dëshmuan edhe një herë besimin e palëkundur ndaj shtëpisë sonë të përbashkët politike. Kjo është fitore e qytetarëve të Skenderajt”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke e cilësuar rezultatin si dëshmi të besimit dhe përkushtimit ndaj vlerave që përfaqëson PDK-ja.
“Faleminderit Skenderaj. Mirënjohës përjetë!”, ka përfunduar mesazhin e tij Sami Lushtaku.