Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sam Altman thotë se nuk mendon se bota ‘ka nevojë për një kopje tjetër të Google’

Sam Altman thotë se nuk mendon se bota ‘ka nevojë për një kopje tjetër të Google’

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se nuk është i interesuar të mundë Google në biznesin e kërkimit.

“Më duket e mërzitshme. Dua të them, nëse pyetja është nëse mund të ndërtojmë një motor kërkimi më të mirë se Google apo çfarëdo tjetër, atëherë sigurisht, njerëzit duhet të përdorin produktin më të mirë”, ka thënë Altman në një intervistë se transmetuar të hënën.

Altman i bëri komentet duke iu përgjigjur krahasimeve midis ChatGPT të OpenAI dhe motorit të kërkimit të Google, përcjell Telegrafi.

“Gjëja që është emocionuese për mua nuk është se ne mund të ndërtojmë një kopje më të mirë të kërkimit në Google, por se ndoshta ka vetëm një mënyrë shumë më të mirë për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë, të veprojnë dhe të sintetizojnë informacionin”, vazhdoi Altman.

“Unë nuk mendoj se bota ka nevojë për një kopje tjetër të Google”.

Për të qenë të sigurt, Google nuk e ka injoruar kërcënimin e paraqitur nga lojtarët kryesorë në tregun e inteligjencës artificiale, si OpenAI i Altman.

Të hënën, Bloomberg raportoi se Apple ishte në bisedime për të integruar chatbotin e Google, Gemini, në iPhone. /Telegrafi/

Themes by WordPress