Sallahu tha se, përkundër kritikave dhe insinuatave të bëra nga disa akterë politikë dhe parpolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar marrëveshjen parazgjedhore me AAK-në, një parti që po kalon në fazën e shuarjes.
Ai shtoi se Nisma ka të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të formuar koalicione paszgjedhore, dhe se marrëveshja parazgjedhore është realizuar sipas rregullave demokratike.
“Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, shkroi ai në Facebook.

Pas kësaj deklarate të Limajt ka reaguar partneri i tij në koalicion, Ramush Haradinaj.