Skuadra e FC Suharekës ka arritur marrëveshje me Ardian Sallahun.
Sallahu njihet si një nga përgatitësit atletik më të mirë në vend, teksa nga sot ka arritur marrëveshje për të ushtruar profesionin e tij tek FC Suhareka, ekipi i inkuadruar në Superligë.
Kujtojmë se Sallahu është poashtu përgatitës atletik edhe i kombëtares së Kosovës.
“ ̈ ̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin ARDIAN SALLAHU i cili tashmë si përgatitës atletik bëhet pjesë e staffit të trajnerëve me në krye Shpëtim Duron.
Puna e tijë tashmë shumë e njohur në futbollin Kosovar ku ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë e së fundmi tek FC Prishtina, gjithashtu Sallahu është pjesë e përfaqësueses tonë të Kosovës si përgatitës atletik.
̈ ̈”, shkruhet në njoftim.