Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës, një proces që u zgjat për disa muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit 2025.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha shkroi:

“Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj, Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast, në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”