Mohamed Salah është bërë lojtari i pestë në historinë e Liverpool që arrin të shënojë 200 gola për klubin.
Sulmuesi egjiptiani shënoi sot (e shtunë) golin e barazimit ndaj Crystal Palace në fitoren 1-2 të Liverpoolit.
Me këtë gol, Salah arriti të shkruaj emrin me shkronja të arta në historinë e Reds, duke u bërë lojtari i pestë që arrin shifrën e 200 golave në të gjitha garat.
Goli u bë gjithashtu goli i 150-të i Salah në Ligën Premier. Nga 150 golat në Ligën Premier, 148 gola kanë ardhur me fanellën e Reds dhe dy gola për Chelsean.
Salahut iu deshën 327 ndeshje në të gjitha garat për të shënuar 200 gola me Reds dhe për t’u bashkuar me emrat e disa legjendave të mëdha.
Ian Rush është golashënuesit më i madh në histori me 346 gola, pas tij vjen Roger Hunt me 285 gola, Gordon Hodgson i treti me 241 gola dhe Billy Liddell i katërti me 228 gola. /Telegrafi/
Mo Salah is just the fifth player in history to reach 200 Liverpool goals.
Legend. 🇪🇬👑 pic.twitter.com/XLEG7HVZLl
— B/R Football (@brfootball) December 9, 2023
2️⃣0️⃣0️⃣goals for the Reds 😍
Simply incredible. Simply @MoSalah. 👑 pic.twitter.com/QaKd3WXEVD
— Liverpool FC (@LFC) December 9, 2023
/TV Arbëria