Mbrojtësi i Newcastle Unitedit dhe i kombëtares së Zvicrës, Fabian Schar ka luajtur për 70 minuta kundër Skocisë me hundë të thyer.
Është vet Schar ai që e zbuloi këtë pas ndeshjes në të cilën ishte një nga më të përgjegjshmit për golin e pësuar nga kombëtarja e tij.
Scott McTominay gjuajti në minutën e 13-të të ndeshjes dhe topi kapi mbrojtësin e Newcastle në rrugën drejt portës dhe përfundoi pas shpinës së Yann Sommer.
Dhjetë minuta më vonë ai ishte në duel me Anthony Ralston, pas së cilit i rrjedh gjak nga hunda dhe pas ndeshjes tha se e kishte thyer atë.
“Më është thyer hunda”, ka komentuar shkurtimisht lëndimin e tij mbrojtësi i skuadrës zvicerane të futbollit.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse ai do të luajë në ndeshjen kundër Gjermanisë, e cila është caktuar të dielën në orën 21:00.