Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sahitaj: Gërvalla po e pengon jo vetëm kulturën, por gjithçka në Kosovë

Sahitaj: Gërvalla po e pengon jo vetëm kulturën, por gjithçka në Kosovë

Publicisti Reshat Sahitaj ka deklaruar në emisionin “n’Pult”, se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, i ka refuzuar kërkesën për të promovuar romanin e tij në Paris, edhe pse ai nuk ka kërkuar asnjë mbështetje financiare. Ai e ka akuzuar ministren Gërvalla se po e pengon zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit.

“Kam kërkuar nga Donika Gërvalla, nga Ministria e Punëve të Jashtme, kam kërkuar që të promovoj romanin tim në Paris sepse është botuar në Francë. Dhe në bisedë me ambasadorin tonë në Paris edhe i kam shkruar letër edhe ambasadorit tonë në Paris, i kam shkruar letër edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë, edhe kam bisedu me shefin e kabinetit të Donika Gërvallës, zotin Rexhep Gjergji. Edhe një kohë më vonë përgjigjja erdhi negative”

Sipas tij, arsyeja që iu dha nga ministria ishte mungesa e mjeteve financiare, ndonëse nuk kishte kërkuar para.

“Dhe ata ma kthejnë përgjigjen pastaj me shkrim se ministria nuk e ka parapa këtë për këtë vit, dhe nuk kemi mjete materiale. Mirëpo unë nuk kam kërku aty një shumë të hollash. Unë s’kam kërku asgjë. Kam kërku të bëhet në lokalet e ambasadës për shkak që aty kemi verëra të Kosovës, kemi raki të ndryshme, prodhime vendore kemi”

“Unë kam kërkuar të lirohet lokali dhe një koktej për mysafirët që vijnë. Por është refuzuar. Qëllimi ka qenë të promovohen prodhimet e Kosovës, siç e thashë, rakia”

Sahitaj shprehet se ky refuzim nuk ka të bëjë vetëm me mungesë fondesh, por me një qëllim të qëllimshëm për të penguar zhvillimin e kulturës në vend.

“Qëllimi i saj është të mos zhvillohet kultura. Jo vetëm kultura, por as ekonomia, as asgjë e Kosovës. Donika Gërvalla është një personalitet politik, fatkeqësisht, e cila e pengon jo vetëm kulturën, por e pengon çdo gjë në Kosovë”

Sahitaj: Dikur ministri serb i Jugosllavisë më ndaloi shfaqjen në vitet ’80, sot në Kosovën e lirë më ndaloi Gërvalla

Në fund të deklaratës, Sahitaj e krahasoi Gërvallën me ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë nga vitet ’80.

“Unë do ta krahasoj Donika Gërvallën me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë të asaj kohe – më 1982, ’83, ’84. Unë në ’82 kam përgatitë një vepër teatrale, dhe Jugosllavia e asaj kohe me ministrinë e Punëve të Jashtme të asaj kohe i kanë shkruar letër ministrit të Jashtëm të Belgjikës që Reshat Sahitaj t’i ndalohet shfaqja”