Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i proceseve ekonomike, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për TV Arbëria, ka deklaruar se shtimin e depozitave ekonomike në banka, nuk duhet ta marrim si sukses të kësaj qeverie, por pikërisht si dështim të saj. Ngase ky fakt dëshmon, se nuk ka stabilitet politik dhe ambient i të bërit biznes si dhe e ka krijuar klimën që qytetarët të frikësohen nga investimet. Në këtë drejtim, pushteti duhet më shumë të jetë i brengosur se sa të shpërndaj grikone që nuk e reflektojnë realitetin ekonomik dhe politik në vend.
Ndër të tjera ai ka komentuar edhe paralajmërimet e të dergjurit te posaçëm të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Manuell Sarrazini, se Kosova mund të përjashtohet nga disa nisma rajonale, sikur se CEFTA dhe Procesi i Berlinit. Sipas Gërxhaliut devijimi i Kosovës nga këto forume do shënonte pasoja të dëmshme ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe integruese por edhe emocionale. Këto pasoja në aspektin negativ fillimisht do të jenë për sektorin prodhues dhe e dyta duhet të kuptohet se këto procese mund të funksionojnë edhe pa Kosovën, por përjashtimin e shtetit n fund do ta ndjejnë vetëm qytetarët e Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme të dëgjohen këshillat dhe rekomandimet e alatëve e jo idetë destruktive
Në fund, Gërxhaliu ka komentuar dështimin e Qeverisë për të ekzekutuar pagat e punëtorëve në institucionet publike. Ky dështim sipas tij, ka ardhur edhe si pasojë e këtij pushteti si për të neglizhuar çështjet administrative dhe ekonomike në vend si dhe është pasojë e qëllimeve të kësaj Qeverie për të punësuar militantë partiak në pozitat kyçe institucionale që mund të jenë të dobishëm për partinë, por të dëmshëm për shtetin. /TV Arbëria