Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sadiku: VV-ja pa rezultate konkrete dhe pa listë të denjë zgjedhore, e paaftë për tu përballur me mediat dhe panelet e tyre

Sadiku: VV-ja pa rezultate konkrete dhe pa listë të denjë zgjedhore, e paaftë për tu përballur me mediat dhe panelet e tyre

Analisti politik Arbnor Sadiku, ka bërë një analizë ndaj Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se mungesa e një liste të denjë zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), si dhe mos arritja e rezultateve konkrete gjatë katër viteve të qeverisjes në sektorët kryesorë, e bëjnë atë të papërgatitur për tu përballur me mediat dhe opozitën.

Sadiku në një prononcim për TV Arbëria, theksoi se në fushat kyçe si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, dhe diplomacia, nuk janë arritur rezultate të prekshme, duke e vënë në dyshim aftësinë e VV-së për të menaxhuar vendin.

Sipas tij, një tjetër dështim i qeverisë është mos arritja e largimit të sanksioneve nga Bashkimi Evropian, çka e bën më të vështirë pozitën e VV-së në skenën politike të Kosovës.

Analisti përfundoi se këto mangësi e bëjnë qeverinë e aktuale të paaftë për tu përballur në debatet televizive dhe me opozitën.

“Mendoj se mos pasja e një liste të denjë zgjedhore të VV-së, si dhe mos pasja e rezultateve konkrete për 4 vjet në qeverisje në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, diplomaci, si dhe mos arritja e largimit të sanksioneve nga BE-ja, e bën atë të paaftë për t’u përballur me mediat dhe panelet e tyre, si dhe me opozitën,” tha analisti për TV Arbëria.