Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sadiku: Nëse gjendja në veri është me të vërtetë mirë pse duhej t’i ruante Policia e Kosovës qytetarët në liqenin e Ujmanit

Sadiku: Nëse gjendja në veri është me të vërtetë mirë pse duhej t’i ruante Policia e Kosovës qytetarët në liqenin e Ujmanit

Në liqenin artificial të Ujmanit i cili ka rreth 80 për qind të sipërfaqes së tij brenda Republikës së Kosovës, komuna e Zubin Potokut, ndërsa rreth 20 për qind ndodhet në Republikën e Serbisë, komunat Tutin dhe Pazari i Ri, ndërkohë këtë vit qytetarët e Kosovës kanë vendosur që ta shfrytëzojnë për relaksim, nën mbikqyrjen e Njësisë Speciale, raporton TV Arbëria.

Rikujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje ia vënë meritat vetes duke thënë se me këtë pushtet qytetarët po e kanë mundësin që ta shfrytëzojnë liqenin.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, analisti politik Arbnor Sadiku, sa i përket deklaratës së VV-së për liqenin e Ujmanit thotë se kjo ka qenë një fushatë e tyre kinse Qeveria ka sovranitet në veri por që nuk është e vërtetë.

“Kjo ka qenë një fushatë e VV-së për të treguar se kinse e ka sovranitet Qeveria në veri, gjë për të cilën nuk është e vërtet sepse ata të rinjë dhe militant të VV-së ruheshin nga Policia”, tha ai.

Tutje Sadiku ngjallë kureshtje duke thënë se nëse gjendja në veri është me të vërtetë mirë pse duhej t’i ruante Policia e Kosovës.

“Nëse vërtet gjendja qenka aq mirë atje, pse do duhej t’i ruante ata Policia e Kosovës”, është shprehur analisti.

Tutje, Sadiku potencon se gjendja në veri është më mirë se në të kaluarën por që nuyk bëhet fjalë që Kosova ka sovranitet në Veri.

“Gjendja në Veri është më mirë se në të kalurën por, nuk bëhet fjalë se Kosova ka sovranitet të plotë në Veri, për shkak të dialogut të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Sadiku për TV Arbëria.

Powered by WordPress