Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sabotimi i drejtësisë nga Kryetari i Kuvendit

Sabotimi i drejtësisë nga Kryetari i Kuvendit

Shkruan: Afrimi Kasolli

Bojkotimi i seancave gjyqësore është bërë njëra nga metodat më të njohura të politikanëve për t’i ikur ballafaqimit me drejtësinë. Me anë të aplikimit të kësaj qasjeje po zvarriten lëndët ndaj tyre deri sa po parashkruhen. Ky mekanizëm i vjetërsimit paraqet situatën ku për shkak të afatit që ka kalaur nga koha e kryrjes së veprës penale, shteti apo institucionet e sistemit të drejtësisë e humbin të drejtën për të hetuar apo gjykuar një person të caktuar për një vepër të supozuar penale. Parashkrimi paraqitet si në si në rastet për të cilat nuk është ndërmarrë asnjë veprim, me ç’rast nuk mund të fillohet hetimi, ashtu edhe në rastet që janë në proces e sipër, me ç’rast ndërpritet hetimi apo gjykimi. (Betimi për Drejtësi).

Kështu një pjesë e njerëzve të profilit të lartë politik jo pak i kanë ikur drejtësisë. Bie fjala vitin e kaluar një aktakuzë e tillë i ishte parashkruar ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Ndërkohë vitin e kaluar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfufca ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale”përdorimi i armës apo mjetit të rrezkishëm”. Kurse sa i përket akuzës “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ishte arritur parashkrimi.

I njëjti person është duke përballur me një akuzë tjetër për hedhjen e gazitlotsjellës në objektin e Kuvendit në dhjetor të vitit 2015. Mirëpo, seanca dje ka dështuar pasi Glauk Konfjuca nuk është paraqitur në gjykatore. Pra thjesht aplikim i zvarritjes së këtij procesi deri sa të vjetërsohet lënda.

Akte të tilla e cenojnë e tej mase kredibilitetin e sistemit të drejtësisë, dhe instalojnë kulturën e pandëshkueshmërisë së pushtetarëve. Për më tepër ishte kryetari i Kuvendit, që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për transferimin e 24 hektarëve pronë për Manastirin e Decanit, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, e quante përkushtim të shtetit të Kosovës për sundim të ligjit, ndërsa i njëjti më veprimet e tij bëhet shembull i sabotimit dhe shpërfilljes së këtij të fundit. /TV Arbëria

Themes by WordPress