Transferimi më i ri i Manchester United, Marcel Sabitzer ka thënë se ai morri një vendim të shpejtë të rëndësishëm për t’iu bashkuar skuadrës së Erik ten Hag dhe insiston se lëvizja ishte gjëja e duhur për të.
Sabitzer u konfirmuar vonë në çastet e fundit të merkatos së janarit, me “Djajtë e Kuq” që bënë një lëvizje të shpejtë, pas lëndimit të Christian Eriksen që e mban jashtë fushave për tre muajt e ardhshëm.
Mesfushori austriak së fundmi ka pasur një minutazhë të limituar te Bayerni, por po shpreson që të impresionojë në “Old Trafford” dhe ta rigjejë formën e tij të dikurshme te RB Leipzigu.
Pas kalimit te United, Sabitzer shpjegoi se si ishte detyruar që të bëjë një gjykim të shpejtë sa i përket transferimit por beson plotësisht se ai ka bërë zgjidhjen e duhur.
“Ndonjëherë në jetë ju duhet që të bëni vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Nga momenti që dëgjova për këtë mundësi e dija se ishte e duhura për mua. Jam një lojtar garues, dua që të fitoj dhe ta ndihmojë klubin drejt objektivave të këtij sezoni”, tha Sabitzer.
“E ndjej se jam në kulmin e karrierës si lojtar, dhe se mund të kontribuoj me një eksperiencë dhe energji në skuadër. Jam tejet i emocionuar që të filloj me shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin, dhe të tregoj kualitetin tim për tifozët e Manchester United”, shtoi më tej mesfushori austriak.
Sabitzer u identifikua si opsioni më i mirë i mundshëm, duke bërë 433 paraqitje deri tani përgjatë karrierës së tij, përfshirë këtu 54 sosh që prej se kaloi nga RB Leipzigu te Bayerni.
/TV Arbëria