Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Sa të jetë NATO dhe KFOR-i…”, Krasniqi e bindur se nuk do të ketë sulme nga Serbia ndaj Kosovës

“Sa të jetë NATO dhe KFOR-i…”, Krasniqi e bindur se nuk do të ketë sulme nga Serbia ndaj Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e krerëve të shtetin tonë, se mund të ketë sulme të reja nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, thotë se çdo ditë flasin për sulme nga Serbia, duke e quajtur qeverinë aktuale dështak dhe frikacak, raporton TV Arbëria.

Duke folur për sulme të reja, në një prononcim për TV Arbëria, ajo është shprehur se në deklarimet e O’Brien ishte shqetësuese ku ai ka thënë se veriu i Kosovës është në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan.

“Ajo që mu duk shumë shqetësuese në deklarimet e O’Brien ishte që veriu i Kosovës është në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan”, është shprehur ajo.

Pas deklaratës së O’Brien, deputetja e LDK-së fajëson qeverinë Kurti duke thënë se është dështim i kësaj qeverie që Kosova cilësohet kështu.

“Kjo është shumë shqetësuese dhe është dështim i kësaj qeverie që Kosova të cilësohet kështu nga partneri kryesor që natyrisht edhe janë monitoruesit kryesor të sigurisë së Kosovës përmes NATO-s e KFOR-it”, potencon Krasniqi.

Tutje, ajo e bindur thotë se nuk do të ketë sulme të reja nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, pasiqë është në vendin tonë është KFOR-i dhe NATO, ndërsa sa i përket deklaratave të krerëve të Kosovës për mundësin e sulmeve të reja, Krasniqi i quan frikacak dhe dështak.

“Cdo ditë flasin për luftë për sulm nga Serbia, janë dështak dhe frikacak derisa harroj që KFOR-i është në Kosovë dhe sa të jetë NATO- dhe KFORI-, le të rrinë te qentë se nuk do të ketë sulme nga Serbia lufta e sulmet kanë përfunduar, ne kemi punuar aq fortë më partnerët sa të krijojmë Kosovën shtet dhe ta forcojmë atë derisa këta po tentojnë ta minimizojnë rolin e shtetit”, përfundoi ajo për TV Arbëria.

Powered by WordPress