Të pasurit në pronësi të Bitcoin mund të çojë në fitime masive nëse ish-presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
Kështu së pak vlerësohet në një shkrim të Business Insider, i cili ka cituar analistët në Bernstein që kanë thënë të hënën se “përqafimi i fundit” i industrisë së kriptove nga Donald Trump tregon që një administratë e mundshme Trump do të ishte shumë më miqësore me asetet dixhitale sesa një administratë Harris.
“Crypto është rasti i rrallë, ku ndryshimi në rezultatin e zgjedhjeve mund të përcaktojë fatin e industrisë”, citohet të ketë thënë analisti i Bernstein, Gautam Chhugani, përcjell Telegrafi.