Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sa mund të dënohet vajza e cila dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm?

Sa mund të dënohet vajza e cila dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm?

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë [dje]  fillimisht një grua ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pasi dyshohet se ka kryer një abort në mënyrë të paligjshme. Dhe pastaj sipas raportit të PK-së, janë arrestuar dy gra si të dyshuara për kryerjen e një aborti-ndërprerje e shtatzënisë në mënyrë të paligjshme.

Avokati, Florim Shefqeti ka thënë se prej 6 muaj deri në tre vite pritet të jetë dënimi ndëshkues ndaj veprës penale “Ndërprerje e shtatzënisë”, respektivisht për vajzën e cila dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm.

Shefqeti në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se e dyshuara nga Podujeva dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “ndërprerje e shtatzënisë” si dhe “vrasje e rëndë”, pasi që fëmija përkon të jetë i moshës më i rritur sesa përkon ligji për abort.

“Përpos veprës penale të ndërprerjes së shtatzënisë dhe vrasja e rëndë. Në parim flasim për atë se çka kemi pare në media dhe se rastet e tyre janë komplekse në aspektin e hetimit të tyre dhe personi në fjalë ka qenë i moshës madhore dhe së dyti fëmija ka qenë përtej fazes që i është lejuar të ndërpritet shtatëzënia. Kodi Penal në nenin 178 e ka sanksionuar këtë vepër penale dhe ka përcaktuar dënimin prej 6 deri në 3 vite burgim. Kemi një ligj për ndërprerjen e shtatzënisë. Në nenin 5 të Ligjit për ndërprerjen  e shtatzënisë, deri në javën e 10-të”, shtoi Shefqeti.

Shefqeti theksoi se në bazë të ligjit, ndërprerja e shtatzënisë lejohet vetëm deri në javën e dhjetë ose respektivisht me rekomandimin e specialistëve të kësaj fushe por që mbi moshën 16 vjeçare duhet të ketë detyrimisht pëlqimin e prindit. Por që personat mbi moshën 18+ nuk i kërkohet pëlqimi i prindit.

“Nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2008. Së dyti, e lejon edhe ndërprerjen e shtatëzënisë edhe mbi 16 vjeç por që duhe të ketë pëlqimin e prindit. Në rastin kur është mbi 18 vjeç, nuk kërkohet pëlqimi I prindit. Për ndërprerjen e shtatzënisë duhet së paku tri ditë para ndërprerjes, të vizitohet specialist I fushës për konsultim. Madje kërkohet këshillimi me mjekun specialist”, shtoi Shefqeti.