Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sa kilogram mish i skaduar u asgjësuan gjatë vitit 2023, flet zëdhënësi i AUV-it

Sa kilogram mish i skaduar u asgjësuan gjatë vitit 2023, flet zëdhënësi i AUV-it

Në Kosovë ka shumë raste që produktet e mishit qëllojnë pa afat dhe të kontaminuara.

Rastet e helmimit nga mishi i kontaminuar janë të larta, e cila përbënë një alarm për institucionet e vendit.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka thënë se deri më tani janë asgjësuar rreth 400 mijë produkte të mishit. Ai ka thënë se arsyet janë të ndryshme për asgjësimin e produkteve me origjinë shtazore.

“Gjatë vitit 2024 deri më tani nga të dhënat e mbledhura nga trupat inspektuese veterinarë të AUV-së rezulton se janë asgjësuar rreth 400 mijë kg produkte ushqimore me origjinë shtazore. Arsyet e asgjësimit janë të ndryshme duke përfshirë edhe asgjësimet e produkteve me vetë lajmërimin e bizneseve.”- ka thënë Thaçi.

Thaçi më tej ka thënë se në momentin që produkti nuk i plotëson kriteret, ato menjëherë asgjësohen.

“Në momentin qe trupa inspektuese ka vlerësuar se produkti për një apo më shumë arsye nuk i plotëson kriteret ligjore të sigurisë për konsum ka nxjerr vendim për asgjësim. Ka produkte që kanë qenë me afat të skaduar, të dëmtuara, të mos ruajtura në kushte adekuate sipas dekleracionit të produktit, të ndaluar si mallra të dyshimta kontrabandë, mungesë dokumentacioni shoqërues etj.”- ka thënë tutje Thaçi.

Lajmi.net, e ka pyetur Thaçin rreth numrit aktual të inspektorëve, i cili tha se aktualisht janë 41, prej tyre 29 janë të brendshëm dhe 12 kufitar. Ndërsa për nevojat e AUV-it ai ka thënë se atyre i’u nevojiten së paku 50 inspektorë.

“Numri aktual i inspektorëve veterinarë në dy linja të kontrollit kufitar dhe të brendshëm është 41, prej tyre 29 janë të brendshëm dhe 12 kufitar.  Nevojat e AUV-së janë për se paku edhe 50 inspektorë në të gjitha sektorët.”