Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Sa këmbë i ka merimanga” – Sazan Ibrahimi tregon pyetjet në konkurset publike që i përgatitë MPB-ja

“Sa këmbë i ka merimanga” – Sazan Ibrahimi tregon pyetjet në konkurset publike që i përgatitë MPB-ja

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka treguar pyetjet që u shtrohen aplikuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme për punësim në prokurim e inspektoratet komunale.

Ibrahimi tha në Euro n’7 në T7 se pyetjet janë qesharake dhe absurdem, të tilla si për këmbët e merimangës dhe balenat.

“Një ndër pyetjet është: ‘Merimanga hyn në grupin e insekteve ku insektet jo çdoherë janë gjashtëkëmbëshe. Dhe zgjidhja: a) merimanga ka 6 këmbë; merimanga ka 8 këmbë; merimanga ka 12 këmbë; merimanga është shumëkëmbëshe’”, tha ai.

Ibrahimi tha se duhet të ndryshohet sistemi.

“Mua po më duken si pyetje të testit PISA këto”, tha ai.

“Ata zyrtarë, kur kanë dalë prej testit, normalisht të zhgënjyer, të dëshpëruar, edhe i kanë këqyrë përgjigjet….”.