Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se i vetmi person në botë që mund të zhbllokojë situatën e luftës në Ukrainë është Donald Trump. Komentet i bëri pas një pyetjeje nga një gazetar italian, i cili e lidhi refuzimin e Kremlinit ndaj propozimeve të fundit amerikane me përpjekjet për të minuar sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë.
Rutte tha se Trump është i angazhuar në përpjekjet për një marrëveshje paqeje që nga muaji shkurt dhe vazhdon të punojë së bashku me aktorët kyç në SHBA.
Megjithatë, sipas tij, procesi nuk është linear dhe nuk mund të përfundojë “me një lëvizje të vetme”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Siç e tha edhe vetë Trump, kjo do të ndodhë hap pas hapi,” theksoi Rutte, duke shtuar se komentimi i çdo hapi të ndërmjetëm vetëm do ta vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje.