“Donald Trump do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe ai e di mirë se anëtarësimi në NATO është pjesë e mbrojtjes së SHBA-së. Shikoni se çfarë po ndodh në këtë moment, ushtarët e Koresë së Veriut, duke qenë aktivë në Rusi dhe duke ndihmuar Rusinë me përpjekjet e luftës kundër Ukrainës, po e paguajnë me anë të teknologjisë raketore e cila tani po dorëzohet në veri. Koreja është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për Evropën, por edhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe territorin e SHBA-së, kështu që ne jemi të lidhur në këtë proces”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Rutte kërkoi nga Putin që të shikonte videon e stërvitjes së trupave të NATO-s në Letoni ndërsa theksoi se, NATO është gati për çdo situatë.
Sakaq, Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilo tha se Rusia është e hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, nëse iniciohet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, por çdo bisedim duhet të bazohet në realitetet e përparimeve ruse, tha ai.
“Trump premtoi të zgjidhë krizën ukrainase brenda natës. Në rregull, le të përpiqet. Por ne jemi njerëz realistë, sigurisht e kuptojmë se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Genadi Gatilov, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Trump ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, pa shpjeguar se si. Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka nxitur shqetësime në Kiev dhe kryeqytete të tjera evropiane rreth shkallës së angazhimit të ardhshëm të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën.