Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rutte ia përmend Vuçiqit sulmin në Banjskë

Rutte ia përmend Vuçiqit sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në “X”, Rutte u shpreh se bashkë me Vuçiqin diskutuan për rastin në Banjska, duke iu referuar si “sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjska”.

Dyshja u takua në Kopenhagën të Danimarkës, atje ku po mbahet Samiti Evropian i Politikës.

“Ishte kënaqësi të takoheshim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagën. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë, si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë” u shpreh Rutte.