Javën e kaluar Rusia nisi një sulm vdekjeprurës me raketa në qytetin jugor ukrainas të Odesës, pikërisht kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po vizitonte portin e Ukrainës.
“Ne dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh”, tha Mitsotakis, duke theksuar se nuk kishte kohë për të arritur te një strehë.
Por, ai tha se “ne nuk do të frikësohemi”.
Ky incident nxiti zemërim ndërkombëtar për faktin se rusët goditën më pak se një kilometër larg kryeministrit grek, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Në dy vitet që kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të tokave ukrainase, personalitete të shumta që e vizitojnë Ukrainën janë përballur me sulme në afërsi.
Sirenat janë ndezur edhe gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Kiev në shkurt të vitit të kaluar.
Shumë nga këto sulme vranë civil ukrainas, gjë që është pjesë e operacioneve të Putinit.
Si të tilla është e paqartë nëse këto incidente shfaqin një strategji të vetme, apo janë në të vërtetë të qëllimshme, sipas lektorit të diplomacisë dhe qeverisjes ndërkombëtare në Universitetin Loughboroguh të Mbretërisë së Bashkuar, Cristian Nitoiou.
“Patjetër, mendoj se Rusia po përpiqet të frikësojë liderët perëndimor”, tha Nitoiou.
Megjithatë, ai tha se dyshon se ekziston një plan “për të vrarë në të vërtetë ose për të synuar një politikan kyç të BE-së ose SHBA-së”.
Pra, ekziston një kërcënim i qartë.
Edhe në shkurt, një dron rus sulmoi ministren gjermane të mbrojtjes, Annalena Baerbock, në qytetin jugor të Mykolaiv, duke bërë që ajo dhe grupi i saj të largohen me vrap.
Si Nitoiou ashtu edhe Rafael Loss, bashkëpunëtor i politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mendon se këto ngjarje duhet të ndikojnë që të nisin diskutime intensive diplomatike me Moskën.
Kjo pasi incidente si këto sinjalizojnë se Rusia është e gatshme të përshkallëzojë konfliktin.
Çfarë ndodh nëse dikush goditet?
Imagjinoni për një sekondë nëse njëri nga këta liderë botëror goditet me të vërtetë.
Parimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s – Neni 5 – nuk do të zbatohej në këtë rast, pasi sulmi nuk ndodh në hapësirën e NATO-s.
Por, mund të nxisë Nenin 4, ku shtetet anëtare të aleancës konsultohen me njëra-tjetrën se si t’i përgjigjen sulmit.
“Dhe nga kjo mund të lind një lloj reagimi diplomatik, politik, ekonomik, apo edhe ushtarak”, tha Loss.
Mirëpo, se si reagon një vend i prekur, mund të varet edhe nga ashpërsia e sulmit, ka deklaruar Nitoiou.
Vendet si Polonia dhe shtetet baltike të cilat prej kohësh kanë qenë të kujdesshme ndaj fqinjit të tyre shkaku i mundësisë për një konflikt më të madh, kanë më shumë gjasa të përshkallëzojnë me veprime të njëanshme.
Sipas Nitoiou, skenari më i mundshëm është që asnjë nga aleatët e Ukrainës nuk do të zgjedhë përshkallëzimin ushtarak.
Me këto sulme, Rusia po teston qëndrimin e NATO-s ndaj rrezikut. Kjo për faktin se incidentet që ndodhin gjatë kohës që liderët botëror e vizitojnë Ukrainën, janë pjesë e një strategjie të gjerë provokimesh.
“Çdo konflikt mund të përshkruhet si një lloj shpati i rrëshqitshëm drejt përshkallëzimit, por mendoj se gjatë dy viteve të fundit Rusia qëllimisht po e lyen shpatin”, tha Loss
Ai vuri në dukje edhe momentin kur një raketë ruse mendohej se kishte hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Poloni.
Veprime të tilla si ky duket se synojnë të manipulojnë qëndrimin e aleatëve ukrainas. /Telegrafi/