Pas kërcënimeve të vazhdueshme të Milorad Dodikut për ndarjen e RS-së nga Bosnja dhe Hercegovina, vjen edhe një tjetër hap i etnitetit serb dhe rrezikut që i kanoset Ballkanit nga Rusia.
Sot në Banja Llukë, qytet që është nën administrimin e Republikës Srpska, po hapet zyra e Ambasadës së Federatës Ruse në BeH.
Në ceremoninë solemne do të flasë ambasadori i Federatës Ruse, Igor Kalabuhov, ndërsa është planifikuar video fjalim i ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
Pas këndimit të himnit kombëtar rus dhe ngritjes së flamurit kombëtar në një direkë gjashtë metra të lartë, Zyra duhet të hapet nga ambasadori Kalabuhov dhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.
Me rastin e hapjes së Zyrës dhe Ditës së Rusisë, do të mbahet një pritje zyrtare në Banja Luka.
Në hapjen e Zyrës dhe në pritjen ceremoniale do të marrë pjesë edhe kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës. entiteti i RS Radovan Vishkoviq.