Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rusia sulmon portet ukrainase në lumin Danub

Rusia sulmon portet ukrainase në lumin Danub

Oleksii Reznikov, Ministri i mbrojtjes në Ukrainë, dhe një prej njerëzve kyç pas strategjisë ushtarake të Kievit që prej shpërthimit të luftës më 22 shkurt të vitit 2022, është shkarkuar nga posti.

Njoftimin e dha presidenti Volodimir Zelenski, i cili tha se kishte ardhur koha për qasje të reja në ministrinë e mbrojtjes. 57-vjeçari është kthyer në një personazh të njohur që prej fillimit të luftës, ndërsa ka marrë pjesë rregullisht në takime me aleatët perëndimorë të Ukrainës, dhe ka luajtur rol kyç në lobimin për pajisje ushtarake. Rustem UmerovI cili drejton fondin shtetëror të pronës në Ukrainë u emërua si pasuesi i Reznikov.

“Kam vendosur të zëvendësoj ministrin e mbrojtjes në Ukrainë. Oleksii Reznikov ka drejtuar ministrinë përgjatë 550 ditë lufte të plotë. Mendoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të ndryshme ndërveprimi, si me ushtrinë ashtu edhe shoqërinë”, tha Zelensky.

Mediat në Ukrainë kanë spekuluar se ai do të bëhet ambasadori i ri në Londër, ku ka zhvilluar marrëdhënie të mira me politikanë të lartë. Vendimi vjen mes një fushate të gjerë anti-korrupsionit në administratën Zelenski, që është konsideruar si thelbësore për të çuar përpara dëshirën e Ukrainës për t’iu bashkuar BE.

Edhe pse Reznikov nuk ishte i akuzuar personalisht për korrupsion, ministria e drejtuar prej tij është përfshirë në një numër skandalesh. Sa i përket zhvillimeve në fushëbetejë, forcat ruse ndërmorën një sulm masiv me dronë ndaj porteve ukrainase në lumin Danub, për të dytën ditë radhazi.

Forcat e Kievit thanë se kishin rrëzuar 23 nga32 dronët që lëshoi Moska rreth Ukrainës, por megjithatë disa i goditën shënjestrat e tyre në Odesa duke shkatërruar një sërë objektesh, përfshirë magazina dhe pajisje bujqësore. Moska pretendon gjithashtu se ka shkatërruar 4 motoskafë ushtarake të Ukrainës që po dërgonin trupa drejt Krimesë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress