Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë se 10 dronë rusë mbi Kiev, në orët e para të 29 gushtit, duke regjistruar kështu sulmin e tretë të madh brenda katër ditëve në kryeqytetin ukrainas.
“Sulmi i tretë ajror në Kiev në katër ditët e fundit! Sulm masiv sërish!”, ka thënë Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram.
Ai ka thënë se sulmi është kryer prej pjesëve të pushtuara ukrainase në rajonin e Hersonit, dhe rajonit rus, Kursk.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Rusia ka intensifikuar sulmet kundër Ukrainës, pas forcat ushtarake ukrainase kanë nisur një inkursion këtë muaj në rajonin kufitar rus, Kursk.
Aktualisht raportohet për luftime të ashpra edhe rreth qytetit lindor ukrainas, Pokrovsk, qytet strategjik për furnizim të ushtrisë ukrainase me armë në linjë të frontit.
/Euronews Albania/