Rreth 190 mijë rekrutë kanë nënshkruar kontrata për t’u bashkuar me ushtrinë ruse deri më tani në vitin 2024, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar Dmitry Medvedev.
Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se shkalla mesatare aktuale e rekrutimit ishte rreth 1 mijë njerëz në ditë, shkruan Sky News.
Ndryshe, raportohet se Rusia po i inkurajon njerëzit të regjistrohen për të luftuar me Ukrainë duke u dhënë paga mbi mesataren.