Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte totalin në nëntë.

Ministria deklaroi dje se kishin marrë fshatrat ukrainas të Borysivka, Ohirtseve, Pylna dhe Strilecha, të cilat të gjitha janë drejtpërdrejt në kufirin me rajonin Belgorod të Rusisë, shkruan Sky News.

Zyrtarët rusë thanë se kishin pushtuar edhe një fshat tjetër, Pletenivka, ndërkaq tani kanë pretenduar edhe katër të tjera: Hatyshche, Krasne, Morokhovets dhe Oliinykove.