Viti i kaluar i luftës u bë i pari për ushtrinë ruse në të cilën humbjet e saj në fuqi njerëzore në Ukrainë tejkaluan nivelin e rekrutimit.
Kjo është thënë nga komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Gjenerali Oleksandr Syrskyi, në një intervistë me gazetën franceze Le Monde, sipas Ukrinform.
“Pavarësisht faktit se në vitin 2025 Rusia arriti të mobilizojë dhe rekrutojë 406,000 njerëz, humbjet e saj totale të vrarë dhe të plagosur arritën në afërsisht 418,000 ushtarë”, citohet të ketë htënë Syrskyi, që do të thotë se humbjet e ushtrisë ruse tejkaluan nivelet e rekrutimit.
Sipas tij, këto shifra duhet të shihen në lidhje me faktin se në të njëjtin vit “forcat sulmuese ruse u rritën në 713,000 ushtarakë”.
Gjenerali vuri në dukje se forcat ukrainase aktualisht po nxjerrin nga luftimet midis 1,000 dhe 1,100 ushtarë rusë – të vrarë ose të plagosur – çdo ditë.