Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rusia për një sekondë shfarosi tre gjenerata të familjes ukrainase

Rusia për një sekondë shfarosi tre gjenerata të familjes ukrainase

Arushët e të gjitha llojeve janë lënë pranë varrit të Adam Buhayov sikur po e shoqërojnë atë.

Mirëpo 17-muajshi nuk është i vetëm. Nëna e tij, Sophiia Buhayova, 27-vjeçare, është e varrosur bashkë me të në varrezat e qytetit Zaporizhzhia.

Stërgjyshja e Adamit, Tetiana Tarasevych, 68-vjeçare, është varrosur në krahun e djathtë të tyre.

Të tre janë vrarë më 7 nëntor të vitit të kaluar gjatë sulmit rus.

Momentet e tyre të fundit janë incizuar nga Tetiana në një video që është gjetur në telefonin e saj. Ishin duke shëtitur përreth bllokut të banesave.

Një orë më vonë, të tre ishin në banesë duke ngrënë bukë kur një raketë e dirigjuar ruse goditi bllokun banesorë. Adami, Sophiia dhe Tetiana ishin vrarë në vend, bashkë me gjashtë civilë të tjerë.

Nëna e Sophiias, Yuliia Tarasevych, 46-vjeçare, mezi po e mban veten. I është shfarosur krejt familja.

“Nuk e di si të jetojë. Është ferri mbi tokë. E humba nënën, vajzën dhe nipin për një sekondë”, thotë ajo.

Zaporizhzhia vazhdimisht është cak i forcave ruse. Është qytet me rëndësi strategjike dhe afër frontit të luftës, ndërkaq këtu është edhe qendra më e madhe bërthamore e Evropës. Kjo qendër kontrollohet nga rusët.