Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, ka njoftuar se forcat ruse po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë në sistemin energjetik të Ukrainës.
“Armiku po fillon sërish një sulm në shkallë të gjerë në infrastrukturën tonë energjetike”, ka shkruar në Facebook, Halushchenko.
“Sapo të lejojë situata e sigurisë, punonjësit e energjisë do të vlerësojnë dhe konfirmojnë shkallën e dëmit”, shtoi Halushchenko.
Shpërthime janë raportuar në qytetet Dnipro, Kryvyi Rih, Samar dhe Kamianske.
Kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov deklaroi se qyteti është nën sulm nga raketat balistike.
Tre persona janë plagosur në lagjen Saltivskyi, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sulme janë regjistruar edhe në lagjen Kyivskyi të qytetit.
Awoke to see that fascist Russia is arranging a Christmas missile attack for democratic Ukraine – Russian Tu-95 bombers are in firing positions over the Caspian Sea, and Kalibr missiles just launched from warships in Black Sea. Video: The sound of Christmas morning in Ukraine. pic.twitter.com/dI0dkKHmUT
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) December 25, 2024