Udhëheqësit serbë vazhdojnë të mbështesin Rusinë dhe të marrin mbështetje nga ajo. Shteti rus gjithashtu ka vazhduar t’i fus hundët në Ballkan, duke vënë në pikëpyetje kështu sigurinë.
Sot Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, ka publikuar në rrjetin social X një letër të dërguar nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Ky i fundit i është vërsulur perëndimit, duke pretenduar se ‘është gjoja vet perëndimi ai që po ndërhyn në sigurinë e Bosnjes dhe Ballkanit në tërësi”.
Në letër thuhej se rusët janë të shqetësuar për “rrënimin e vazhdueshëm të parimeve të Dejtonit” që, sipas tyre, po kryhet nga aktorët perëndimorë.
Ata shohin, thonë ata, se Republika Srpska dhe Dodik janë nën sulm.
“Federata Ruse, si një nga garantuesit e Marrëveshjes Kornizë të Përgjithshme (Dayton) për Paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1995, i kushton vëmendje prioritare zbatimit të vazhdueshëm të këtij dokumenti juridik ndërkombëtar, i cili luan një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkan në tërësi. Ne shikojmë me shqetësim sesi aktorët perëndimorë shkatërrojnë me këmbëngulje parimet e Dejtonit të organizimit të brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, jemi dëshmitarë të përpjekjeve aktive për të kufizuar të drejtat e patjetërsueshme kushtetuese të popujve përbërës. Ne shohim se Republika Srpska është kryesisht e sulmuar, ju personalisht dhe bashkëpunëtorët tuaj sepse mbroni interesat legjitime dhe të garantuara të popullit serb sipas ligjit ndërkombëtar dhe i rezistoni politikave neokoloniale të Perëndimit. Theksojmë se jemi të vendosur të zbatojmë një politikë parimore dhe të përgjegjshme në të ardhmen për të mbrojtur Dejtonin, për të forcuar paqen në Ballkan dhe për të zhvilluar bashkëpunim të barabartë dhe reciprokisht të dobishëm me Republikën Srpska. Ju uroj qëndrueshmëri, guxim dhe sukses në përpjekjet tuaja patriotike, dhe lumturi e begati për popullin vëlla serb”, ka shkruar Lavrov.
Në një letër të publikuar në rrjetet sociale, Dodik shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga Sergej Lavrov dhe Dmitry Medvedev.
Хвала министру иностраних послова Руске Федерације Сергеју Лаврову @mfa_russia и предсједнику Јединствене Русије Дмитрију Медведеву @MedvedevRussiaE на подршци. pic.twitter.com/h8IlLEpsHW
— Милорад Додик (@MiloradDodik) October 2, 2024