Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ‘Rusia mori goditje’ – Shefi i CIA: 315 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur

‘Rusia mori goditje’ – Shefi i CIA: 315 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur

Shefi i CIA, William Burns ka inkurajuar shtetin e tij, Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar edhe më shumë Ukrainën, përndryshe ka paralajmëruar se do të bëhej një gabim i “përmasave historike”, raportoi Zëri i Amerikës.

Burns dha disa detaje interesante për luftën gati dyvjeçare në Ukrainë. Ai tregoi se ushtria e Vladimir Putinit ka pësuar një goditje serioze në përpjekjen për modernizimin ushtarak.

“Të paktën 315000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur, dy të tretat e të gjitha tankeve që kishte Rusia para luftës janë shkatërruar dhe programi i Putinit për modernizimin ushtarak prej dekadash ka pësuar një goditje”, tha Burns në revistën “Foreign Affairs”.

Shefi i CIA foli për shkak të bllokimit në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Votimi në Kongres i propozimin për një ndihmë të re prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën është i ndërlidhur me projekt ligjin për forcimin e kontrolleve të imigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

Por detajet e ligjit të ri të imigracionit nuk janë zgjidhur ende dhe legjislacioni i përgjithshëm është bërë tashmë pjesë e fushatës presidenciale, duke rritur më tej dyshimet mbi miratimin e ndihmës së re për Ukrainën.

 

 

 

Powered by WordPress