Zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin me një përgjigje “të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do të dorëzojë kurrë territoret e sekuestruara nga Ukraina në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira, shkruan Reuters.
“Atdheu ynë nuk është në shitje”, tha Zakharova.
“Pasuria ruse duhet të mbetet e paprekur, sepse përndryshe do të ketë një përgjigje të ashpër drejt Perëndimit. Shumë në Perëndim e kanë kuptuar këtë tashmë. Mjerisht, jo të gjithë”, shtoi zëdhënësja ruse.
Ndryshe, në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke bllokuar kështu rreth 300 milionë dollarë asete ruse në Perëndim, shumica prej të cilave në institucione financiare evropiane.
“Perspektivat për sfida ligjore janë të hapura”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar se në Rusi ende ka shumë para perëndimore.
“Rusia do të përfitojë prej tyre dhe do të mbrojë interesat e saj”, shtoi Peskov.
/TV Arbëria