![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Presidenti rus Vladimir Putin, pranoi se shteti i tij duhet të rrisë përdorimin e monedhave joperëndimore.
Ai kështu u shpreh teksa iu drejtua Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në Shën Petersburg.
Njeriu i cili mbi supe ka udhëheqjen e Rusisë, tha gjithashtu se vendi i tij duhet të zvogëlojë importet ndërsa bëri thirrje për një zgjerim të madh të tregjeve të tij financiare vendase.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Putini u tha delegatëve se tregtia me Azinë po rritet, dhe se pothuajse dy të pestat e tregtisë së jashtme ruse tani janë në rubla, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa e kryer në dollarë amerikanë, euro dhe monedha të tjera perëndimore ka rënë.
Rusia do të përpiqet të rrisë pjesën e shlyerjeve të kryera në monedhat e vendeve të BRICS – të cilat përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, tha Putin.
“Vitin e kaluar, pjesa e pagesave për eksportet ruse në të ashtuquajturat monedha ‘toksike’ të shteteve armiqësore u përgjysmua, ndërsa pjesa e rublës në transaksionet e eksportit dhe importit po rritet – po i afrohet 40% sot”, tha presidenti.
Rusia i ka cilësuar si “jomiqësore” ato kombe të cilat vendosën sanksione ndaj saj.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)