Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse, evakuohen qindra persona

Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse, evakuohen qindra persona

Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime masive mbrëmjen e 13 shtatorit.

Qarku Galati dhe Vaslui janë goditur më së rëndi nga vërshimet, teksa njerëzit hipën në çatitë e shtëpive të tyre, duke pritur ekipeve e shpëtimit që t’i evakuonin.

Shumë rrugë janë bllokuar në këto dy qarqe, ku niveli i ujit në disa vende ka arritur deri në 3 metra për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.