Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rumania ankohet në CAS për gjobat e UEFA-s pas ndeshjes me Kosovën

Rumania ankohet në CAS për gjobat e UEFA-s pas ndeshjes me Kosovën

Federata Rumune e Futbollit ka bërë të ditur se do të bëjë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër vendimit të UEFA-s lidhur me incidentet në ndeshjen Rumani – Kosovë që u ndërpre më 15 nëntor.

Federata rumune është e pakënaqur me dënimin që UEFA ua ka dhënë atyre, 130 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë, por edhe për faktin që UEFA s’e ka dënuar Kosovën.

“Kosova ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushë. Megjithatë, ekipi kosovar nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, morëm disa gjoba dhe një sanksion, që e konsiderojmë shumë të lartë”, tha presidenti i federatës rumune, Razvan Burleanu, shkruan Mediafax.

Pavarësisht thirrjeve të tifozëve rumunë se “Kosova është Serbi”, Federata e Futbollit e Rumanisë thotë se tifozët e tyre kanë pasur një sjellje të qytetëruar.

Lojtarët e Kosovës pak para fundit, gjatë thirrjeve raciste, vendosën që të largoheshin nga fusha. Aktualisht UEFA ka vendosur që ndeshjen në tavolinë t’ia japë Rumanisë, por Kosova ka dërguar ankesë në CAS për këtë.

Themes by WordPress