Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë ka thënë se vitin që lamë pas e kanë përcjelle tri çështje që kanë ndikuar për të keq në ekonominë e vendit, përfshirë inflacionin e lartë, deficitin e lartë tregtar dhe normën e rritjes ekonomike.
Ai ka pasur kritika edhe për qeverinë e vendit sa i përket çmimit të larta të energjisë elektrike, ku ka potencuar se kjo rritje e çmimit të energjisë ka ardhur si shkak i mos marrjes së masave nga ana e shtetit.
Rukiqi, i cili është anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se vitin 2023 është përmbyllur me një inflacion të lartë me 5 për qind, me një deficit tregtar të lartë deri në 5 miliardë si dhe me një normë jo të duhur të rritjes ekonomike, ku sipas tij, është nënë mesataren e 10 viteve të fundit.
“Tri çështje bazë e kanë karakterizuar vitin e kaluar sa i përket ekonomisë, vazhdimi i inflacionit të lartë viti është përmbyllur me 5 për qind mesatare të normës se inflacionit. Krahas kësaj çmimet që janë rrit gjatë periudhës së inflacionit dyshifror nuk janë ulur po kanë vazhduar rritjen. E dyta lidhet me deficitin e lartë tregtar, e kemi mbyllur vitin me 5 miliard deficit tregtar, pra edhe ndonjë masë që e ka marr qeveri duke shpërndarë këtë lëmoshën e vetë apo disa mjete financiarë të cilat realisht janë shpërndarë pa as një planë, gjitha kanë përfunduar ose në shtet e rajonit ose në shtet nga ne importojmë. Pra nuk kanë pasur pothuajse as një efekt në ekonomin e vendit, qofte në mirëqenie, qoftë në krijim të vendeve të punës, qoftë në nxitje të ndonjë cikli investues. Çështja e tretë që është goxha problematike është goxha problematike është norma e rritjes ekonomike, që ka qenë pak më shumë se 3 për qind, që të njëjtën kohë është nënë mesataren e 10 viteve të fundit, ose nën mesataren që e kemi pas pothuaj se në çdo vit ekonomik pas pavarësisë, përjashto këtu vitin e pandemisë”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë se pavarësisht këtyre tri problemeve që ka Kosova, qeveria e vendit nuk ka bërë as një veprim që të përmirësoj gjendjen me çmimet e larta. Sipas tij, qeveri është duke shfaqur më shumë arrogancë se sa veprime politikë që do ta ndryshonin gjendjen.
“Nëse kemi tri probleme kyçe, pra deficitin, inflacionin, normën e rritjes ekonomike dhe nuk e kemi as një veprim të qeverisë, qoftë në periudha afat shkurtra, qoftë periudhë afatmesme, qoftë periudhë afat gjatë e synon një ndikim pozitiv, apo e synon që ta kemi një gjendje ma të mirë me çmimet, me normën e rritjes ekonomike, ta kemi një deficit më te ulët tregtar. Pra mungojnë komplet këto veprime, nuk e kemi as një politik e ma shumë kemi shfaqje të arrogancës, pastaj, hiperbolizim të përqindjeve përmes grafikoneve të ndryshme të manipuluara. Nëse i she të gjitha këto elemente sigurisht që gjendja nuk ndryshon për shkak se politikat ekonomike janë për me veprua. Pra ke një varg të masave të cilat janë të propozuar nga opozita dhe qeveri ka bërë të kundërte, nuk i ka marr far këto rekomandime”, u shpreh ai.
Rukiqi ka përmendur edhe shkaqet të cilat kanë dërguar deri tekë çmimi i lartë i faktuarve të energjisë elektrike, ku ka theksuar se qeveria pavarësisht gjendjes nuk ka bërë as një projekt i rëndësishme të ri në sektorin e energjisë eklektike gjatë këtyre viteve.
Ai ka thënë se duke marr parasysh se situata ka qenë e vështirë për qytetarët, është dashur që TVZH-ja për energjinë elektrike të jetë zero.
“Përgjegjësia është në tri nivele, përgjegjësia e parë është rritja e çmimit të energjisë dy herë radhazi, një herë si pasoj e importit të shpejt të energjisë elektrike jashtë planeve që kanë qenë. Rritja e jashtëzakonshme e tarifave dhe ne kemi parë kontrata e dyshimta, shitblerjen e energjisë elektrike, vazhdimisht i referohemi rastit të ambasadorit Martin Berishaj që fatkeqësisht ende është në pozitë. Dhe si pasoj e këtyre çmimeve të importuara ose të energjisë elektrike të importuar ne kemi pasur një rritje të tarifave apo të çmimeve të energjisë elektrike nga ZRRE-ja. Pastaj niveli i dytë i përgjegjësisë vjen mbi atë se prapë ka pasur rritje këtë vit, 15 për qind, po krahas kësaj rritje nuk është bërë as një veprim, sidomos nga ato që ne kemi propozuar siç është rasti me uljen e TVZH, që është 8 për qind në energjinë elektrike si produkt, si shërbim këtë rast edhe që do të duhej që të ishte zero sidomos për këto periudha që kemi emergjenca dhe kemi rritje të jashtëzakonshmet çmimeve. Edhe niveli i tret i përgjegjësisë bie mbi atë të politikat e përgjithshme sa i përket energjisë, as një projekt i rëndësishme i ri në sektorin e energjisë elektrike, i gjenerimit të energjisë elektrike, në mënyrë që ne të mos varemi nga importi nuk ka filluar në këtë qeverisje”, është shprehur ai.
Rukiqi ka thënë se subvencionimet e bëra nga qeveria janë popullsitë si masa dhe se ato nuk kanë efekt dhe nuk e zbutin situatën.
“Subvencionimet si të tilla janë populliste si masa, çdo masa popullsitë nuk ka efekt, nuk e zbut situatën. Pra veç i kontribuon përkeqësimit të situatës, nuk i ul çmimet e në të njëjtën kohë nuk e ul as barrën”, ka thënë ai.