Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rukiqi pasi ZKA korigjon raportin për vitin 2023- Kapja e institucioneve të pavarura, arriti kulmin, të veprojë prokuroria

Rukiqi pasi ZKA korigjon raportin për vitin 2023- Kapja e institucioneve të pavarura, arriti kulmin, të veprojë prokuroria

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Zyra Kombëtare e Audimit ka korigjuar raportin për vitin 2023, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rreshti se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionëve për karburant të veturave ‘duhet të jetë ndonjë lëshim teknik’.

Rukiqi në reagimin e tij thekson se ‘kapja e institucioneve të pavarura e arriti kulmin’

Ai tha se duhet veprim urgjent i prokurorise, per te hetuar shantazhin institucional dhe falsifikimin e raporteve zyrtare.

Reagimi i plotë:

Kapja e institucioneve të pavarura e arriti kulmin.Zyra Kombetare e Auditimit, qe do te duhej te ishte shembull i pavaresise dhe llogarridhenies, sot zyrtarisht u be pjese e propagandes dhe e krimit institucional.

Duhet veprim urgjent i prokurorise, per te hetuar shantazhin institucional dhe falsifikimin e raporteve zyrtare.

P.S. Ky amateri i financave, para 2 minutave, paska tentu me e mbulu krimin, me çeshtjen e koeficienteve.

 

Powered by WordPress