Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rukiqi: Një GPS për qeverinë, ndoshta e gjen rrugën!

Rukiqi: Një GPS për qeverinë, ndoshta e gjen rrugën!

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku gazetarit, Vehbi Kajtazi, iu gjet një paisje përgjimi në veturë.Rukiqi ka thënë në reagimin e tij se ‘çdo përfshirje institucionale, në shantazh e presion ndaj mediave dhe gazetarëve është skandal dhe cenim i lirisë për të gjithë’

“Për sigurinë juridike të qytetarëve, ky rast duhet të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur” shkruan Rukiqi raporton “Gazeta Blic”.Ai tutje me ironi shprehet se duhet një GPS për Qeverinë që të gjej rrugën

“Një GPS për Qeverinë. Ndoshta e gjen rrugën” përfudnon postimin Rukiqi.Reagimi i plotë:

Një GPS për Qeverinë. Ndoshta e gjen rrugën.Përndryshe, çdo përfshirje institucionale, në shantazh e presion ndaj mediave dhe gazetarëve është skandal dhe cenim i lirisë për të gjithë. Sot Vehbiu, e nesër mund të jemi, secili nga ne.

Për sigurinë juridike të qytetarëve, ky rast duhet të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur.